Presin në shtëpi Burrelin, Elbasani zbulon çmimet e biletave
Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani do të luajë ditën e sotme ndaj Burrelit, takim i vlefshëm për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Kjo përballje do të luhet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.
Skuadra e udhëhequr nga Nevil Dede kryeson me 1 pikë më shumë se Bylisi i vendit të dytë dhe fitorja ndaj Burrelit është mëse e detyrueshme, pasi në të kundër rrezikojnë të humbasin vendin e parë. Për këtë drejtuesit duan edhe mbështetjen e tifozëve.
Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat. Gjithashtu janë bërë të ditur edhe çmimet e tyre që variojnë nga 100 deri në 1000 lekë.