Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Presidenti ofendon tifozët , bordi e shpall person "non grata"

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti ofendon tifozët , bordi e shpall person "non grata"

Ditën e shtunë është zhvilluar derbi i basketbollit mes Teuta Basket dhe Goga Basket. Takim ky i luajtur në ambientet e pallatit të sportit "Dhimitraq Goga". Një ngjarje e pahijshme ishte sjellja e presidentit të Teuta Basket, Arqile Goreja. Ky i fundit, sipas klubit Goga i ndodhur aty nën efektet e alkoolit dhe nën presionin e humbjes së titullit vitin e kaluar, titull i fituar nga kundërshtarët e Goga Basket, ka tentuar të sulmojë fizikisht të pranishmit. Goreja ka ofenduar rëndë tifozët dhe ka pritur për të kërcënuar dhe arbitrat të cilët nga ai moment janë ndodhur nën presion. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qetësuar gjakrat. Teuta ka fituar me meritw, por sjellja e presidentit ka qenw w pahijshme.

Për këtë gjë, dje bordi i Goga Basket është mbledhur për të shqyrtuar situatën dhe ka dalë në një konkluzion përfundimtar. Presidenti i klubit Teuta Basket, Arqile Goreja është shpallur person "i padëshirueshëm" në pallatin e sportit që administron Goga Basket. Sipas këtyre të fundit duhen marrë masa që këto sjellje ofenduese, fyese dhe denigruese të mos ndodhin në ambientet sportive. Si kompensim, edhe presidenti i Goga Basket nuk do të shkojë në ambientet e pallatit të sportit në Durrës gjatë ndeshjeve të kthimit. Në fund, drejtuesve të Federatës së Basketbollit i kërkohet që të bëhet më tepër kujdes në situata të ngjashme.

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga