
Safet Gjici ka dhënë një prononcim për mikrofonin e Supersport. Presidenti i Kukësit deklaroi pas fitores me Skënderbeun:
"Përshëndetje të gjithëve. Tani kjo ishte një ndeshje e rëndësishme në fakt. Kemi bërë mund dhe sakrificash prej 5 vitesh. Kukësi e meritonte të merrte titullin këtë vit. Ndeshja ishte Fair-Play në fushë. Kukësi bëri 35 javë pa humbje dhe shënuam një rekord të ri. Ishim të vetëm kundër të gjithëve. Fituam të vetëm kundër të gjithëve. Ka pasur nga ato media që kanë thënë edhe realitetin. Matematikisht e kemi marrë titullin sot, por titulli merret në Gjirokastër. Titullin ia dedikoj kuksianëve kudo që janë, për gjithë Europën kudo që janë. Unë i them që ju e meritoni këtë titull.
Tashmë këtë titull kuksianët do ta gëzojnë. Patjetër do ta mbaj fjalën dhe nga tuneli deri në Kukës do të ecë në këmbë. Ekipi i Kukësit i ka dhënë ton kampionatit shqiptar.
Ne jemi mësuar me sfida të vështira. Ne jemi nga veriu dhe i kemi qejf rrugët në këmbë. Pas Gjirokastrës do të vijmë në Kukës për të bërë një festë të madhe. I falënderoj të gjithë ata që kanë kritikuar. 35-javë pa humbje, besoj se e meritojmë titullin kampion.
Faleminderit "Panorama Sport" për të gjitha kritikat që na ka bërë. Për sa i përket ekipit të Kukësit, rri i qetë se do të kesh sërish për të shkruajtur. Edhe nëse populli kuksian do të vendosë që unë të jem deputet, mua nuk më pengon njeri që të mbështes Kukësin.
Kur po festoja golin e dytë, Ardjani nuk ishte fare aty. Duhej ta thërrisja aty për të festuar. Por, kështu është futbolli. Njëher festoj unë, gjashtë herë fiton ai.
Skënderbeu ka një ekip të mirë, por fjalët nuk i dolën presidentit Takaj që unë kisha problem me gjunjët. Jorgji ka qenë një nga arbitrat të pakontestuar nga Skënderbeu. Mendoj se Jorgji nuk vendosi gjë sot", përfundoi presidenti i verilindorëve.