Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi duhet të vuaj 9 muaj burg për akuzën e "Detyrimit në tentativë" të një shtetasi, për shumën e 30 mijë eurove dhe një mjeti Bmë X 5. Gjykata ka konfirmuar dënimin me 9 muaj burg dhe sipas indeksonline, Ademi do duhet të shkojë edhe forcërisht në qendrën e paraburgimit, pasi ka kaluar afatin prej 15 ditësh.
Ademi nuk e ka zbatuar urdhërin e lëshuar nga Gjykata themelore e Prishtinës, ndërsa tanimë do dërgohet me forcë në institucionin e vuajtjes së dënimit. Kreu i FFK është kështu në një telash të madh, ndërsa më herët për të është kërkuar edhe dorëheqja si Presidenti i Federatës së Kosovës në Futboll. Ademi u zgjodh në këtë post, pas ndarjes nga jeta të Fadil Vokrrit.
