Ballkani është në kërkim të një trajneri të ri. Pak ditë më parë skuadra e Superligës së Kosovës shkarkoi teknikun Ismet Munishi, ndërsa tani ka nisur negociatat për të gjetur "timonierin" e ri.
"Indeksonline" bën me dije se presidenti I Ballkanit, Arsim Kabashi ka udhëtuar personalisht nga Kosova drejt Tiranës për të negociar me dy trajnerët e Superligës shqiptare, Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi. Që të dy trajnerët janë të pa skuadër dhe gati për të pranuar një ofertë të tillë. Breda 48 orësh pritet që njëri mes Shkëmbit dhe Shehit të marrë drejtimin e Ballkanit.
Poll