Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti HALILI i thotë të gjitha: Juli vendosi që të luante me atë skemë që donte Juli, me Ardin filloi thyerja...

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti HALILI i thotë të gjitha: Juli vendosi që të

Tirana fitoi derbin ndaj Partizanit në "Air Albania Stadiu" me rezultatin 2-1, pas 5 vitesh. Në studion e "Zona Gol", është i ftuar presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili. Në fjalën e tij presidenti Halili tregoi mbi situatën e krijuar tek bardheblutë, emocionet e derbit dhe të ardhmen e klubit.

"Lot nuk ishte dhe emocion i madh dhe të gëzuar jashtë mase për fitoren e arritur pas kaq vitesh", tha në fillim presidenti Halili.

Me kë bëni tifoz jashtë Shqipërisë?

"Unë jam tifoz i Juves dhe më shumë përqëndrohem tek Italia, por edhe tek kampionati spanjoll. Kur kam kohë i shikoj ato që mundem dhe Premier League ka futboll të bukur", u shpreh Halili.

Milani për 120 vjetorin ndryshoi disi fanelën, ju do të bëni diçka?

"Po e mbajmë sekret me rastin e 100 vjetorit. Diçka do të ketë, lidhur me bluzen. Është një grup pune dhe do të shohim", tha presidenti Halili.

Derbi:

"E kemi pritur prej shumë vitesh. Gjatë gjithë këtyre kampionatëve kemi patur merkato të mirë. Unë e kam dëgjuar dhe nga specialist që merkato e bërë është shumë e mirë. Por ja që unë personalisht jam shumë i pakënaqur. Emrat janë brenda ekipit, por flasin pikët. Dhe jam paksa i pakënaqur. Përsa i përket ndeshjes së para dy ditëve, ishte nga ato ndeshje që u bashkuan të gjithë klub staf. Unë e kam thënë dhe para ndeshjes ato hatërmbetjet që kam, i kam folur dhe ashpër. Do të kishte dhe penalizime. Pashë që kishte mobilizim. Luftuam të gjithë dhe morëm atë fitore që na gëzoi pamasë. Në veçanti dhe për tifozët, që prisnin gjithë ato vite që ne të bënim kthesën. Ndoshta ishte dhe ky stadium dhe fusha që ne na solli fatin", tha presidenti Halili.

Sa herë e ke parë golin?

"Të them të drejtën kemi patur dhe fatin ta ndjek, e kam parë dy herë ndeshjen nga fillimi në fund. Por e kam parë disa herë golin e shënuar nga Cobinah. Prisnim të kishim më shumë bileta se ky stadium ka kapacitet më të madh. Isha me njerëz të afërm. Në fund thanë u thye tersi dhe shumë e shumë komente", u shpreh presidenti Halili.

Situata në klub:

"Të ulim pak euforinë. Themi kemi bërë detyrën. Në të ardhmen të bëjmë një ndeshje sa më të mirëpër të kënaqur tifozërin, të cilët na kanë ardhur të gjithë na kanë mbështetur. Unë nuk harroj, ata na kanë mbështetur gjithmonë, sezonin e kaluar me Kamzën. Këtë sezon po ashtu. Duhet të bëjmë sa më mirë që të kënaqim tifozët sepse kemi tifozët më të shumtë në Shqipëri", tha Halili.

Thirrje drejtuar lojtarëve:

"I bëj thirrje lojtarëve të bëjnë kujdes. Sepse nuk dua të bëj penalizime. Të përqëndrohen tek puna e tyre dhe të japin më të mirën në fushë.

 Përsa i përket trajnerëve. Është folur shumë për mua. Që kam larguar shumë trajner. Unë në fakt, rezultatet të detyrojnë që të largosh dhe ato të çojnë tek trajneri. Tek Klubi jonë ka ardhur momenti të mbajnë përgjegjësi dhe futbollistët. Nëse nuk do të ketë rezultate të mira, do të ketë dhe largime lojtarësh. Shpresoj ta kenë kuptuar. Ngaqë nuk do të jetë mirë për to. Pasi ta themi troç, po kalon një krizë financiare e gjithë Europa. Unë u them që bëni kujdes se luani në klubin më të madh në Shqipëri.

Trajnerët duhet të jenë të kujdesshëm. Sepse Tirana është gjithmonë në presion. ata që kanë luajtur këtu e dinë këtë gjë shumë mirë. Unë di që ka trajnerë që nuk e kanë mbajt këtë presion. Them se trajneri duhet të jetë pak i fortë. Duhet të largohet nga disa grupe njerëzish. Duhet të përqëndrohet që të shohi skuadrën. Thonë që ka ndërhyrje nga presidenti. E kam dëgjuar dhe nga futbollistët që e bën presidenti Halili. Trajnerët mund ti pyesni me radhë. Mund ta them me bindje se jam i vetmi president që nuk kam marr kurrë një trajner ti them fut këtë apo atë. Unë mund të pyes trajnerin se cili do të jetë formacioni, por asnjëherë nuk pretendoj të ndryshoj skemën dhe ti prish punë skuadrës. Dëshira ime është që lojtarët të luajnë në pozicionin e tyre. Nëse trajneri thotë jo dhe nuk merr rezultate atëherë duhet të marrim masa. Nuk mund të bëjmë eksperimente. Mund të bëjmë që të vendosim një lojtarë

Klubi i Tiranës nuk është mësimore. Nëse Hoxhallari ka ndryshuar shumë herë pozicion, them se ai duhet të luaj në pozicionin e vetë. Unë vetë them se mund të lozi aty, por e mira është që çdo lojtarë të luaj në pozicionin e tij. Dhe në këtë ndeshje, lojtarët luajtën në pozicionin e tyre ku dhe fituan. Ndryshimi i pozicioneve të lojtarëve ne na ka dëmtuar shumë", u shpreh Halili.

Dorë në formacion:

"Edhe për djalin tim, ai në shumë ndeshje nuk luajti më në formacion. Unë nuk kam hallin e djalit, po ta kisha do të kërkoja ta kisha në formacion çdo ndeshje. Unë dua rezultatet, dua që të ecin dhe të shikoj frytet e investimit", tha Halili.

Kush ka bërë eksperimente? Trajnerët paraardhës apo lojtarët?

"Kush punon edhe gabon. Kush gabon është gjë e dukshme. Eksperimentet janë këto. Trajnerët duhe të jenë shumë të kujdesshëm. Nëse trajneri lëviz formacionin gjithmonë nuk është e duhura. Skuadra ka një grup shumë të mirë lojtarësh. Ka dhe lojtarë brenda që nuk e meritojnë të jenë pjesë e këtij grupi. Por unë mendoj se ata do të punojnë dhe do të jenë të gatshëm për ekipin tonë. Skuadra është e kompletuar dhe nuk ndalon. Ne do ta shikojmë që do të jemi pretendent kryesor për të arritur objektivat tona. Do tia bëjmë dhe ysmetin tonë. Unë kam këmbngulur që një nga lojtarët e rinj të skuadrës, duhet të luaj. Mua ska çmë duhet një lojtarë që është në fund të karrierës. Do bëhet me doemos që në 11-çen tonë të ketë 4-5 lojtarë të rinj poshtë 23 vjeç, sepse ne i kemi mundësinë. Kush nuk e bën dot le mos të vijë. Unë nuk them të fusim këdo, por ata që e meritojnë, si Muçi, Çelhaka. Unë kam oferta për ata, pa luajtur. Këtu vijnë oferta nga jashtë dhe trajnerët tonë nuk duan ta fusin dhe thonë s'ka ardhur ora akoma. Duhet të mendohen mirë për t'i aktivizuar këta lojtarë. Nëse ka mundësinë mirë. Por nëse jo ne aty jemi. Klubin nuk e ka vetëm Halili. Klubin e ka një staf, një grup trajnerësh që punojnë aty. Unë jap premtimin që 4 apo 5 lojtarët e akademisë do të jenë pjesë e skuadrës së parë dhe asnjë e keqe nuk do t'i vij ekipit tonë. Përkundrazi do të jemi më afër objektivave", tha Halili.

Largimi i trajnerëve, Ahmataj - Mema?

"Është kënaqësi shumë e madhe të kemi futbollist që dalin nga akademia dhe luajnë me ekipin e parë. Unë me Ardin kam relata të shkëlqyera.

Juli vendosi që të luante me një skemë atë që donte Juli. Tani unë nuk ndërhyra asnjë. Të gjithë folën thanë çfarë është duke ndodhur tek Tirana kur ka 5 ndeshje dhe kemi 5 pikë. Unë shikoja që ekipi vinte mbrapa. Luante 30 minuta mbrapa. Skuadra jonë dhe mentaliteti i ekipit ishte shkrirëm, ne duam të luanim. Unë nuk isha me këtë që të rrinim dhe të prisnim kur do hanim golin. 5 ndeshje 5 pikë është e papranueshme. Trajnerët i kanë bërë të gjithë gjërat si pas dëshirës edhe kur u rrëzuam nga kategoria.

Kur trajneri dha dorëheqjen. Nuk e mora vesh ça ishte. Ne takoheshim përditë. nuk më kishte sfhaqur ndonjëherë Juli ndonjë pakënaqësi që të më tregonte se do të largohem nga ndeshja tjetër. Ju keni patur dhe njerëz tuajët dhe donit që ai të merrte drejtimin e stolit dhe u çudita nga ai. Unë u takova dhe i thashë ke besimin tim. Unë beosj se Juli ka punuar mirë, por rezultatet na kanë bërë ti themi Julit stop sepse nuk kemi kohë. Kështu që bëm që mos të jepte dorëheqjen por i thashë unë mos ta drejtonte më skuadrën, për shkak të rezultateve. Unë jam shumë i qetë dhe e them se tek klubi jonë kanë qenë më komod. Çfarë kanë dashur ta bëjnë e kanë bërë!", u shpreh Halili.

Ard Mema:

 "Nuk filloi me Partizanin thyerja, filloi me Kukësin. Ishte fat, lozëm humbëm erdhi ndeshja me Partizanin. Tani nëse nuk ka rezultate duhet të marrin fajin. Sepse kontigjenti i lojtarëve që ka patur klubi jonë kanë qenë nga më të mirët. Duhet të largohemi nga presionet që vijnë nga jashtë klubit.

Trajneri i ri:

"Do të bisedojmë me trajnerin dhe do të vendosim. Do të themi se ku janë gjërat, ta shikoj njëherë grupin. Nëse do të mendoj se duhet të ketë një ndërhyrje do të bëjmë diçka nëse do të kemi mundësinë, sepse merkato e janarit është pak e vëshitërë. Unë mendoj se grupi është i plotë dhe  nuk e ka problem të shkoj deri në fund të kampionatit. Jam i bindur se nëse ata bashkohen si në ndeshjen me PArtizanin, mendoj se ata do të ecin para. Unë nëpërmjet televizionit kam dëgjuar që çfarë është ky trajner portierësh. Egbo është një trajner me certifikatë. Egbo është një trajner shumë i mirë dhe unë ndihem shumë mirë. Ai ka thënë se do ta mbaj skuadrën sepse kemi nevoj emergjencë. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën për skuadrën tonë. Nëse do të marrim trajner të ri do të marrim më të mirë në Shqipëri. Ilir Dajën nuk e kam takuar. E kam takuar para 3 javësh. Unë nuk i kam bërë asnjë lloj propozimi. Kam gati 3 javë që nuk e kam takuar dhe nuk e kisha menduar kurrë që Ahmataj do të largohej", tha Halili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga