Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Presidenti e ruan fushën më mirë se veten", Armando CUNGU: Jemi në kushte të pabarabarta për rinisjen, Vllaznia m'u duk ekip amator (Zbulon me kë bën tifo)

Shkruar nga NEWSPORT
"Presidenti e ruan fushën më mirë se veten", Armando

Trajneri i Laçit, Armando Cungu ka folur nga stadiumi i kurbinasve, teksa ka falenderuar lojtarët për përgatitjet individuale. Shkodrani ka kërkuar më shumë kohë për përgatitjet, ndërsa e ka quajtur të pabarabartë kohën dhe mënyrën e stërvitjes, duke hedhur kunjë për skuadrat që kanë nisur përgatitjet edhe gjatë pandemisë.

Me fanellën e Liverpool, Cungu ka folur edhe për Vllazninë dhe problemet që janë hasur së fundmi në kampin shkodran. Cungu e ka quajtur si të padrejtë dhe amatore mbledhjen në fushë me drejtuesit, aty ku u tentua të zgjidhen problemet financiare.

Eshtë kënaqësi që iu shoh këtu sepse do të thotë se jemi drejt rinisjes. Nuk ka qenë e lehtë. Futbollistët janë mirë nga ana shëndetësore, por frika dhe terrori janë të mëdhaja. Sa hap televizionin dëgjon lajme që ndikojnë psikologjikisht. Kushtet e stërvitjes nuk janë të njëjta brenda ekipit sa i takon stërvitjes individuale. I takoj për gatishmërinë dhe shpresën për t'u rikthyer shpejt. Kjo më ka lënë shije të mirë sa iu takon situatave të pandemisë.

Infrastruktura dhe fusha stërvitore? Dihet se dashamirësia karshi futbollit që presidenti ka ndaj ekipit dhe terreneve sportive. Janë ndër dy fushat më të mira të futbollit shqiptar, kushte të jashtëzakonshme. E ruan më mirë se veten këtë fushë.

Keni fituar tifozët e Liverpool? Janë të mirëseardhur, i presim (qesh). Laçi kërkon shpirt në fushë, veç cilësisë. Për mua është thelbësore që mos dorëzohemi deri në fund, kjo vlen. Dëshira është e para, më pas cilësia. Nuk është koicidencë që jam tifoz i Liverpoolit.

Forma fizike? Besoj që do ndikojë kjo situatë, do kemi probleme. Kjo është një situatë e paprovuar, ku gjithsecili ka kushtet e veta. Në Europë është ndryshe, kushtet dihen. Shumëkush thotë se ne marrim rroga të larta. Vrimat e shqiptarëve nuk mbyllen kurrë, nuk do jetë e lehtë sa i takon formës fizike. Ndikoi në Gjermani dhe jo te ne, duhet të kemi kujdes. Imagjinoni, por besoj se kjo situatë do sjellë të pakënaqur. Kampionati duhet të mbyllej, njëri do humbase ose do fitojë nga kjo situatë.

Ka shumë paradokse, nuk lejohen ndeshjet miqësore dhe ne duhet të marrim leje për të ardhur në stërvitje. Kuptoj që duhet të mbyllet një kampionat, por nuk është e drejtë që kjo situatë të sjellë rezultate të pamerituara.

Rinisja më 3 qershor? Cfare mendoj unë nuk ka vlerë, nuk na kanë marrë asnjë mendim. Tre fazat e para u vendosën në fushë, situatë jo normale. Nuk kam barazi sa i takon stërvitjes gjatë këtyre muajve të pandemisë. Nëse do të luajmë në kushte të barabarta, kjo u shfaq në tre fazat e para. Duhen kushte të barabarta, stërvitje të duhura dhe më shumë kohë. Duhet të pranojmë ato që janë vendosur se s'kemi cfarë të bëjmë.

Vllaznia 4 muaj pa paguar? Vllaznia është emër i madh. Kemi qënë edhe herë tjetër në këtë situatë. Nuk mund të presësh kaq shumë muaj për pagat, askush nuk i di hallet e sportistëve. Kjo gjë që përsëritet s'më pëlqen. Pamja e takimit në fushë me drejtuesit m'u duk amatoresk, një klub ka zyrat e veta. Nuk bëhen takime në pisha e nën plepa, me apo pa mëngë, as ekip lagjesh nuk mund të quhet. Krizat dfuhet t'i kalosh me dinjitet dhe personalitet për të ruajtur dinjitetitn, emblemën dhe historinë e klubit", përfundon Cungu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga