
Kukësi do të udhëtojë drejt Korçës për të luajtur një tjetër takim të fortë për kreun e tabelës, atë kundër Skënderbeut që kryeson me 18 pikë, 5 më shumë se verilindorët. Drejtuesit kuksian kanë vendosur që të shpërblejnë ekipin në rast fitoreje, ndërsa kjo u është komunikuar atyre paraditen e sotme.
Shuma e premios që mund të përfitojnë nuk bëhet ende e ditur, por nga burime pranë klubit, "newsport.al" mëson se do të jetë shumë e konsiderueshme monetare në rast se skuadra arrin që të marrë fitore në fushën e Skënderbeut.
Poll