Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRECEDENTI Shqipëri-Islandë/ Tre takime pa humbje, fitorja kuqezi daton në vitin e largët

Shkruar nga NEWSPORT
PRECEDENTI Shqipëri-Islandë/ Tre takime pa humbje, fitorja kuqezi

Islanda nuk është ndoshta kundërshtari i duhur për këtë fazë të kualifikueseve të Euro 2020, por precedentët ndër vite e bëjnë kombëtaren shqiptare që të besojë te një rezultat pozitiv.

Kjo e sotmja në "Elbasan Arena" do të jetë takimi i 7-të mes dy kombëtareve, ku bilanci flet për nordikët.

Në gjashtë takimet e para, Islanda ka dalë me kokën larg në 4 takime, prej të cilëve një herë në Shqipëri. Ndërkaq, fitorja e fundit e kuqezinjve, nga dy në total daton më 31 mars 2004 në një takim miqësor të fituar me shifrat 2-1.

Ndërkohë, Shqipëria nuk merr një rezultat pozitiv në 3 takimet e fundit, ku në ndeshjen e vajtjes për kualifikueset e Euro 2020, kuqezinjtë u mposhtën në Rekjaevik me shifrat minimale, 1-0. Kjo e sotmja shihet si 90 minutëshi i shpresës. Le të shpresojmë ...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga