Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRECEDENTI/ Nga Ardit HILA, te Dashamir XHIKA e Alban HOXHA, kur kostoja e dështimit të të huajve 'mbulohet' nga titullarët shqiptarë

Shkruar nga NEWSPORT
PRECEDENTI/ Nga Ardit HILA, te Dashamir XHIKA e Alban HOXHA, kur kostoja e

Alban Hoxha do të largohet nga Partizani në fund të këtij sezoni. Ashtu siç deklaroi për Newsport.al, "gardiani" i kuq do të respektojë kontratën deri në 30 qershor e më pas do të shqyrtojë ofertat e ardhura në drejtim të tij. Nuk e fshehu mundësinë e kalimit te Tirana, një fakt ky që mund të lërë shije të hidhur te tifozët e Partizanit.

Pas 7 vitesh kontribut te 16 herë kampionët e Shqipërisë, kapiteni duket se do të braktisë anijen, por jo pa të drejtë. Drejtuesit i kanë ofruar rinovim kontrate duke i ulur rrogën. Një gjë e tillë asesi s'mund të pranohej nga portieri që mbron edhe katërkëndëshin e ekipit përfaqësues. Duke lënë mënjanë cilësitë, 32-vjeçari ka pritur të vlerësohet pikërisht për besnikërinë e treguar përgjatë këtyre viteve. Në fund është ndjerë i tradhtuar.

Në fakt, kjo situatë s'ndodh për herë të parë te Partizani. Jo më larg se vjet, në merkaton e verës u largua nga skuadra një nga futbollistët që nuk binte në sy, por bënte punë të jashtëzakonshme në mesin e fushës. Bëhet fjalë për Ardit Hilën, i cili ashtu si Albanit iu propozua rinovim kontrate duke i ulur pagën. Edhe elbasanasi s'pranoi dhe zgjodhi të luante në Kosovë.

Ky rast ka edhe një precedent tjetër, po në të njëjtën periudhë. Dashamir Xhika, një nga besnikët e fanelës së kuqe i dha fund aventurës te Partizani pasi iu kërkua që t'i rinovohej kontrata duke i ulur rrogën. Këtë sezon ai po shkëlqen me verilindorët duke fituar edhe një vend titullari në formacionin kuksian.

Nga të gjithë rastet e lartpërmendura, më i humbur del Partizani. Cilësi të pazëvendësueshme, por edhe atmosfera e trazuar, e rëndojnë edhe më shumë situatën në skuadrën që mban ende petkun e kampiones. Merkato e sezonit të shkuar pati bujë të madhe. Shifra të fryra, futbollistë që do të bënin "kërdinë" në Superiore, madje duke blerë dhe kartonat e tyre me dhjetra e qindra mijëra euro.

Përfundimin e dinë të gjithë, disa shkuan në shtëpi, të tjerë në stol. Ndërkohë lojtarët që dhanë një kontribut të madh në rikthimin e titullit kampion pas 26 vitesh, i sheh të largohen pasi nuk vlerësohen si duhet.

Ky lloj "divorci" është shndërruar në trend në kampionatin shqiptar. Duket se drejtuesit kërkojnë të mbulojnë dështimet në merkato me shifrat e fryra, duke i zbutur pikërisht me ata që derdhin djersë në fushë, ndërsa milionerët i shohin të relaksuar nga pankina apo tribuna. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga