Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prapaskenat e mbrëmjes/ Jorgji kërkoi ndihmësit e tij, FSHF i dërgon dy anësorë nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Prapaskenat e mbrëmjes/ Jorgji kërkoi ndihmësit e tij, FSHF i

Në tre javët e para të kampionatit, Enea Jorgji ka qenë prezent në dy ndeshje për të drejtuar takimet Vllaznia – Kukësi dhe Vllaznia – Flamurtari. Në dy këto ndeshje ai ka gjykuar me dy ndihmësit e tij Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti. Kjo treshe ishte zgjedhur për të drejtuar derbin Partizani – Tirana.

Në mënyrë të çuditshme, sonte në mbrëmje Jorgjin e kanë njoftuar ti lërë pushim dy ndihmësit e tij dhe të marrë dy të tjerë. Elgit Doda dhe Redi Avdo kanë zëvendësuar dy ndihmësit nga Elbasani të  Enea Jorgjit. Burime për neësport.al kanë zbuluar të gjithë prapaskenat e kësaj lëvizje të dyshimtë që ka lënë të pakënaqur edhe vetë gjyqtarin që mban stemën e FIFA-s.

Dy ndeshjet që ka drejtuar këtë kampionat Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij

Java 1

Vllaznia – Kukësi 0-0

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti (Elbasan)

Java 3

Vllaznia – Flamurtari       2-0

E.Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti (Elbasan)

Poll

Lexo gjithashtu