
Bajram Nebihi ishte lojtari që iu bashkua Teutës në Mal të Zi. Fantazisti, i cili kishte qenë pjesë e Bundesligës në Gjermani nuk ka pranuar të dalë në stërvitje pa nënshkruar kontratën. Ai është shprehur që dëshiron të nënshkruajë në fillim dhe pastaj të vihet nën urdhrat e trajnerit Cungu.
Megjithatë stafi teknik i Vllaznisë nuk e ka marrë parasysh këtë, pasi më parë ata kanë dashur të shohin gjendjen e futbollistit dhe më pas t'i bënin gati kontratën. Në këtë mënyrë Nebihi është larguar akoma pa ardhur mirë në kampin shkodran, por duhet theksuar që palët mund të ulen përsëri për të gjetur një gjuhë të përbashkët në ditët në vazhdim.
[gallery columns="1" size="full" ids="26009"]
Poll