
Adolfo Sormani u largua zyrtarisht ditën e djeshme nga Partizani. Marrëdhëniet e tij me drejtuesit dhe futbollistët nuk ishin të qeta ditët e fundit. Mësohet se ai është larguar nga të kuqtë duke mos u përshëndetur me lojtarët. Gjest ky që ka lënë shije jo të mirë te futbollistët, pasi punuan tre muaj me teknikun italian. Akoma nuk ka asnjë reagim të tij në lidhje me këtë çështje, teksa pritet një gjë e tillë në ditët e ardhshme.
Poll