Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

“Portieri i Partizanit gabime të përsëritura”, derbi përplas Starovën dhe Duron: Çfarë flet, e pa gjithë Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT
“Portieri i Partizanit gabime të përsëritura”, derbi

Tirana fitoi 0-2 me Partizanin në “Air Albania” për javën e gjashtë në Superligë. Duelin e mbrëmjes së djeshme e vendosi Xhixha me dopietë, ndërsa ndeshja u analizua në Skaner.

All - Paragraf - 3

Sfida dhe paraqitja e portierëve ka sjellë edhe përplasjen e Sulejman Starovës dhe Shpëtim Duros. Dy specialistët kanë pasur mendime ndryshe për gabimin e Rexhepit dhe personin që vendosi ndeshjen.

“Për mua faji i madh ishte i portierit. Shkon dhe del huq aty. Është një gabim që e ka bërë dhe më para, është i përsëritur. Derbi fitohet me portierët, kishe nga krahun tjetër Visar Bekajn që ishte më i miri. Ke Alban Hoxhën në stol, për mua gaboi trajneri që aktivizon këtë portier të ri. Duhet personalitet i madh në ndeshje të tilla”, tha Duro.

Për Starovën, Rexhepi nuk ishte fajtori i vetëm. “Nuk ishte faji vetëm i portierit aty, portieri ishte i fundit. E pa gjithë Shqipëria, çfarë po flet? Atje ke situatë dy kundër një, ke dy mbrojtësit e Partizanit kundër Xhixhës. Duhej të ishin më të vëmendshëm për t’u spostuar mbrapa 3-4 sekonda më herët”, tha Starova mes të tjerash.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7