Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Portieri i Egnatias i sinqertë: Lëviza pak te penalltia, më ndihmoi Bruno Puja

Shkruar nga NEWSPORT
Portieri i Egnatias i sinqertë: Lëviza pak te penalltia, më

Alen Sherri ka folur pas barazimit me Partizanin 1-1. Portieri i Egnatias deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Mendoj që për mënyrën se si u zhvillua loja. Duhet të jemi të kënaqur me barazimin. Është një fushë e vështirë. Është një ekip pretendent që do të luftonte shumë prej humbjes së Tiranës. Pjesa e gjykimit ishte në disa raste që na ka dëmtuar. Duhet të kënaqemi me 1 pikë.

Europa? Në fakt që kur kemi hyrë në kampionat, ai ka qenë objektiv. Tani është bërë një situatë e vështirë. Për 1 javë ndryshojnë shumë gjëra. Do të jetë e vështirë. Do të jetë e vështirë deri në fund. Objektivi është Europa.

Penalltia? Me sa mbaj mend, mund ta kem kaluar vizën. Unë bëra një lëvizje. Nuk e di të them të drejtën. Ju i keni pamjet filmike. Desha të them diçka për penalltinë, desha t’i jap merita portierit Puja. Ishte pak ndihma e tij.

Ndërrimi i trajnerëve? Janë bërë disa ndërrime. Disa herë shkon mirë. Ajo i motivon lojtarët për të dhënë maksimumin nga vetja. Sonte nuk falej të dilnim nga fusha pa pikë.

Sulmues i frikshëm? Ja kam frikën Dwamenës në stërvitje. Nuk e di të them të drejtën. Skuka dhe Xhixha ishin dy më të vështirë. Nuk e di të them një. Mendoj që Shkurtaj është në formë të mirë", tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga