Zvicra dhe Polonia kanë zbritur në fushë sot për ndeshjen e tyre më eleminim direkt. Në fund të 90 minutave të lojës njëra nga skuadrat do të kthehet në shtëpi. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të shënojnë në mënyrë që të mos lënë gjithçka në minutat e fundit. Minutat e para të sfidës kanë treguar një epërsi të lehtë për skuadrën polake.
Në minutën e ’39 skuadra e Polonisë arrin të kalojë në avantazh me gol të Błaszczykowski. Asistin për golin e shënuar e ka dhënë Grosicki.
Edhe pse zotërimi i topit për pjesën e parë është më i lartë nga skuadra e Zvicrës me 58 %, Polonia ka qenë më e qartë në aksionet e saj sulmuese. Edhe goditjet drejt portës kanë qenë më tëe shumta nga ana e zvicerianëve që kanë gjuajtur gjithsej 24 herë, përkundrejt 17 që kanë gjuajtur polakët.
Zvicër: Sommer; Lichtsteiner, Djourou, Schaer, Rodriguez; Xhaka, Behrami; Shaqiri, Dzemaili, Mehmedi; Seferovic.
Trajner:Vladimir Petkovic.
Poloni: Fabianski, Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk, Balszczykoëski, Krychowiak, Maczynski, Grosicki, Milik, Lewandowski.
Trajner: Adam Nawalka.