Anglia mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Ukrainën në çerekfinalen e EURO 2020. Një ndeshje totalisht e dominuar nga "3 Luanët" që kaluan kështu në gjysmëfinalen e Europianit dhe do të sfidojnë Danimarkën.
Pas kësaj ndeshje, UEFA ka zgjedhur edhe njeriun e ndeshjes i cili ishte Harry Kane. Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë shënoi dopietë në këtë takim duke dërguar Kombëtaren e tij për në gjysmëfinale.
Pas golit të shënuar ndaj Gjermanisë, Kane shënoi edhe sot duke u rikthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë, golat.

Poll