Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Poker golash në Kupë dhe 9-të fitore rresht, TIRANA e EGBO-së bëhet gati për "kurbanin" e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Poker golash në Kupë dhe 9-të fitore rresht, TIRANA e

Tirana e drejtuar nga Emanuel Egbo nuk fal as në Kupë. Edhe pse ndeshjen e parë e fituan me rezultatin 3-1, ekipi bardheblu totalisht i ndryshuar nga Egbo, i cili la jashtë disa prej futbollistëve kryesor mposhti në "Selman Stermasi", Kastriotin me rezultatin 4-0. Halili, Beshiraj, Morina dhe Kraja janë golashënuesit e sfidës së djeshme, të cilët i dhuruan tifozëve dhe ekipit të tyre fitoren e 9-të radhazi (7 kampionat dhe 2 Kupë).

Bardheblutë kanë gjetur ritmin e lojës prej kohësh, dominojnë ndeshjen dhe janë të rrjedhshëm. Egbo duket se e ka gjetur atë çfarë i mungonte kësaj Tirane, qetësinë në fushën e lojës. Pavarësisht nëse shënojnë në fillim ose jo ekipi i Egbosë nuk merr kurrë aventura dhe pret kundërshtarin të gabojë. Mesa duket Emanuel Egbo e ka kuptuar mirë shprehjen popullore "Kush duron fiton".

Të gjendur në vendin e dytë të renditjes, Tirana do të përballet sërish në "Selman Stermasi" këtë herë ndaj Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për Kategorinë Superiore. Korçarët e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm, ndërsa Tirana e rilindur me Egbo "tremb" dhe teknikun Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga