Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pogba dhe Lukaku drejt Arabisë Saudite

Shkruar nga NEWSPORT
Pogba dhe Lukaku drejt Arabisë Saudite

Pogba dhe Lukaku mund të transferohen në Arabinë Saudite. Ky është lajmi i ri që po qarkullon në mediet e huaja, edhe pse merkato e verës ka përfunduar.

“Calciomercato” shkruan se kjo ka tronditur mbarë opinionin sportiv, teksa flitet për dy emra të mëdhenj të futbollit europian. Kalimi në Arabinë Saudite është shndërruar në trend në muajt e fundit.

Edhe pse Lukaku ka zgjedhur Romën, ndërsa Pogba vijon të jetë pjesë e Juves, të dy lojtarët mund ta shohin të ardhmen larg Italisë.

“Unë mendoj se Romelu Lukaku është i lumtur në Romë tani, por kurrë mos thuaj kurrë. Askush nuk e di të ardhmen. Dhe nëse marr një telefon prej tij, do të shohim se çfarë të bëjmë”, tha ndërmjetësi.

“E vërteta është se kampionati i Arabisë Saudite është tashmë një nga më të mirët në botë sot. Dhe do të jetë gjithnjë e më shumë, edhe nëse kjo duket të jetë shumë e bezdisshme”, ka thënë Cohen, njeriu që mundësoi edhe transferimin e Brozoviç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga