
Marash Kumbulla po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Veronën në Serinë A, teksa ka fituar një vend titullari dhe besimin e drejtuesve veronezë. Djaloshi që luan si mbrojtës qendre është lojtari i momentit në Itali dhe jo vetëm për Veronën. I lindur në Pescherie del Garda në 8 shkurt 2000, 19 vjeçari është me origjinë nga Shkodra dhe ka zgjedhur të luajë me Kombëtaren kuqezi, aty ku bëri debutimin në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë.
Është sajti "veronetwork.it" që ka zhvilluar një intervistë me djaloshin kuqezi, duke treguar më shumë për jetën dhe "karrierën" e Kumbullës. Qendërmbrojtësi në ndeshjet e zhvilluara ka mundur të gjejë edhe një herë rrjetën, ndaj Sampdorias në "Bentegoti", më datë 5 tetor.
Marash, cilat janë ndjesitë e këtyre javëve ?
Jam duke provuar emocine të forta dhe të bukura. Ende dridhem kur mendoj golin e shënuar ndaj Sampdorias. Janë momente që mbesin gjithmonë në kujtesën time dhe të atyre që më rrethojnë.
Kujt ia dedikove golin ?
Goli i dedikohet familjes sime dhe të dashurës, Gretës. Ajo është gjithmonë e pranishme në ndeshjet e mia dhe e meriton plotësisht.
Si arritët deri te klubi i Veronës ?
Më herët luaja me Kavalkasele, një skuadër pranë vendit ku kam lindur. Fati e deshi të bëja disa prova me Veronën, i shoqëruar nga Xhuliano, trajneri im në atë kohë. Bëra 4 ose 5 tentativa dhe më pas ai më tha se isha pranuar.
Si ishte ky lajm për ju ?
Isha shumë i lumtur dhe e përjetova mirë. Deri në atë moment as që e kuptoja se cgarë ishte për mua Verona.
Stërvitja e parë dhe a keni qenë që në fillim mbrojtës?
Sigurisht që po, ishte diçka tjetër dhe e vështirë. Shumë më ndryshe nga ekipi im i parë. Skuadra ishte profesioniste dhe dhe stërvitja intensive. Vuajta në fillim sa të kapja rritmin. Më herët isha mesfushor, por me kalimin e kohës u provova në mrojtje ku luaj edhe sot. Rol perfekt për mua.
Ku e kuptuat se ishit i duhuri për t'u bërë futbollist profesionist?
Përpara dy vitesh as që e imagjinoja diçka të tillë. Tani jam duke e kuptuar siç duhet, duke kuptuar edhe nivelin e lojës. As që besoja se do të luaja në Serinë A.
Momenti i rëndësishëm edhe debutimi me Kombëtaren ?
Një emocion tepër i fortë, që erdhi menjëherë pas golit tim të parë me Veronën. Reja më dha mundësinë e disa minutave në fund ndaj Moldavisë. Ishte ndjesi fantastike.
A janë prindërit krenarë për rrugën tuaj?
Po, shumë të lumtur. Janë tifozët e mij të parë. Babai më ndjek në çdo takim dhe çdo stadium.
Cilat vlerësoni si karakteristika të mira ?
Leximi i lojës dhe goditjet me kokë janë disa gjëra pozitive te unë.
Keni ëndrra në sirtar ?
Kisha ëndërr të luaja në Serinë A, gjë që e kam realizuar dhe shpresoj të bëj paraqitje të mira.
Mbrojtësi i parë i gjeneratës 2000 që luan në Serinë A. Edhe kjo për shumë do të ishte ëndërr...
Po. Nuk isha në dijeni të këtij fakti dhe rekordi, por më treguan. Jam i lumtur dhe shpresoj që veç lojës së mirë të gjej sa më shumë gola.