Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Po shkëlqen në Gjermani, shqiptari i Bayern Munich: Nuk i them "jo" ftesës së Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen në Gjermani, shqiptari i Bayern Munich: Nuk i them

Futbollisti i Bayern Munich, Leon Dajaku po shkëlqen këtë sezon me të rinjtë bavarezë. 19 vjeçari pret me kënaqësi ftesën e Kosovës, ndërsa ka treguar se gjasat që të bashkohet me Dardanët ekzistojnë. I lindur në Gjermani, djaloshi me origjinë nga Kosova është product I Stuttgart, ndërsa verën e shkuar u transferua te të rinjtë e Bayern.

"Ka qenë një edicion shumë I mirë, kisha dy ndeshje me ekipin e parë dhe jam shumë I lumtur, por që besoj te potenciali për më shumë. Stadiumi I Bayern është fantastic dhe 80 mijë të pranishëm që të ndjekin ty të bën që zemra të të rrahë fort.

Për të ardhmen nuk di të them asgjë, por dëshiroj që vetëm të luaj. Shikoj çdo ndeshje të Kosovës. Nuk e kam vendosur ende të ardhmen në Kombëtare, por për momentin jam pjesë e Gjermanisë. E përsëris që ndjek çdo ndeshje. Nuk I them "jo" Kosovës, do të shohim çdo të ndodhë", shprehet 19 vjeçari Dajaku.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga