
Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Salernitanas në kampionat. Një triumf që erdhi nga këmbët e Lautaro Martinez, me këtë të fundit që hyri si zevendësues dhe gjeti rrugën e rrjetës plot 4 herë.
Edhe Kristjan Asllani që hyri si zëvendësues në minutën e 54-të të sfidës bëri një ndeshje të mierë, teksa në një rast traversa do t’i mohonte golin. Simone Inzaghi ka folur pas ndeshjes pikërisht edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare, ku sipas timonierit të zikaltërve ka nisur të rritet.
“Asllani po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Kemi investuar tek ai, është pjesë e jona prej një viti e gjysmë dhe po rritet.
Të luash me Interin nuk është si të luash tek Empoli, por ai po bën mirë dhe po rritet shumë. Na ndihmoi shumë në fitoren ndaj Salernitanës”, u shpreh Inzaghi.