Spanja u eliminua nga Maroku mbrëmjen e djeshme, me spanjollët që përshendeten kështu me Kupën e Botës, teksa “ruleta ruse” ishte fatkeqe për ta. Një eliminim i papritur dhe shumë i bujshëm ishte ky i djemve dhe Luis Enriques, me këtë të fundit që me shumë gjasa ka bërë gati “valixhet” për në shtëpi.
Mediat spanjolle nukk kursehen për këtë dramë të kombëtares së tyre, ndërsa shprehen se ky është një nga dështimet më të mëdha, ndërsa bëjnë thirrje që gjithçka të mbarojë me kaq.
“Botërori është shumë i madh për ne”, shkruan Marca në faqen e parë. “Mjaft me këtë”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS duke shtuar se ky sistem loje, me një kontroll të dendur topi, por thuajse zero goditje në kuadrat, nuk është model fitues.
“CO Botëror”, shkruan Mundo Deportivo. Spanja frenohet sërish në 1/8, të bllokuar nga një mbrojtje perfekte. Në fund ishte Hakimi i nxjerr nga Botërori. “Çfarë dështimi”, ishte titulli i Sport.
[caption id="attachment_670566" align="alignnone" width="238"] Sport per eliminimin e Spanjes[/caption]
[caption id="attachment_670568" align="alignnone" width="210"] AS as eliminimit te Spanjes[/caption]
[caption id="attachment_670570" align="alignnone" width="255"] faqja e pare e Mundo Deportivo pas eliminimit te Spanjes[/caption]
[caption id="attachment_670569" align="alignnone" width="238"] "Super" pas eliminimit te Spanjes[/caption]