Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Humbja në Leskovac ende na dhemb”, kapiteni i Serbisë: Transfertë e vështirë në Andora, Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë

Shkruar nga NEWSPORT
“Humbja në Leskovac ende na dhemb”, kapiteni i Serbisë:
Aleksandar Mitrovic

Serbia mbrëmjen e djeshme mori një fitore të vuajtur ndaj Andorës në transfertë. Serbët triumfuan 1-3 ndaj vendasve, me këto të fundit që do të jenë rivali i Shqipërisë në muajin nëntor.

Pas fitores në Andora, ka folur kapiteni i Serbisë, Aleksandar Mitrovic. Ky i fundit ka theksuar se ishte shumë e vështirë ndaj Andorës. Këtë transfertë ndër të tjera shprehet se do ta ketë të vështirë edhe Shqipëria, ndërsa sa i takon “Play-Off” thekson se përderisa matematika ua lejon do të luftojnë dhe shpresojnë deri në fund.

“Uniteti nuk ka qenë kurrë problem. As tani nuk është, e thashë tashmë që kjo është një provë e madhe për të gjithë ne. Fatkeqësisht, humbja kundër Shqipërisë ende dhemb, por ne reaguam pozitivisht dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ishte sfiduese, shpresojmë që Shqipëria të dështojë në atë transfertë, jo një ndeshje e lehtë në Andorrë. Kështu që pas ndeshjes do të veçoja vetëm ato tre pikë dhe do të vlerësoja trajnerin dhe ekipin e tij që bënë një punë fantastike. Ata kishin vetëm një ditë dhe analizuan gjithçka. Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe për sa kohë që ka shpresë, ne do të luftojmë.

Çfarëdo që të ketë ndodhur, ka ndodhur. Për sa kohë që ka një fije shprese, ne do të luftojmë, për të bërë më të mirën tonë. Ne besojmë në një mrekulli. Kushdo që beson në mrekulli, ndonjëherë ato bëhen realitet”, ka theksuar kapiteni i Serbisë.

Poll

Lexo gjithashtu