Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Përfundon “Maratona e Tiranës”, kenianët “rrëmbejnë” vendet e para

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon “Maratona e Tiranës”, kenianët
Fituesit e 3 vendeve te para

Ka përfunduar eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, “Maratona e Tiranës”. Në këtë event që mblodhi 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.

Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy vendet e para do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.

Këtë vit, Maratona e Tiranës u zhvillua në katër kategori:

Maratona e plotë (42 km); Gjysmë-maratona (21 km);10 km; si edhe Fun Run & Ëe Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.

Përfundon “Maratona e Tiranës”, kenianët
 

 

Poll

Lexo gjithashtu