Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

UEFA Champions League, Emanuela Rusta vendos drejtësi në Francë

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Champions League, Emanuela Rusta vendos drejtësi në Francë
Emanuela Rusta

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në “UEFA Women’s Champions League”,  OL Lyonnes – St. Pölten, që do të luhet nesër në “OL Stadium”, në orën 18:45.

Në këtë sfidë, i gjithë ekipi arbitrues do të jetë shqiptar. Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e arbitres së katërt.

Gjyqtari Kreshnik Bajramaj, do t’i vijë në ndihmë  Emanuela Rustës nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Albert Doda.

Ky është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA i jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu