
PSG do të luajë mbrëmjen e së martës përballë Leverkusen në transfertë, në kuadër të UEFA Champions League. Në konferencë para sfidës ka dalë trajneri i kampionëve në fuqi, Luis Enrique.
Përveç se ka folur për ndeshjen, tekniku spanjoll është ndalur të kritikojë edhe mediat. Enrique ka theksuar, se kanë qenë pikërisht gazetarët dhe mediat, të cilat e kanë vrarë Donnarummën sportivisht, duke e kritikuar për 4 vite radhazi.
“Mendoj se nuk ju kujtohet sa shumë vite e kritikuat Gianluigi Donnarummën. Në 4 vitet e fundit, ju (media) efektivisht e keni vrarë atë sportivisht. Madje unë as nuk kam qenë trajner i PSG-së atëherë, por më kujtohet që kam dëgjuar shumë kriticizëm për Donarumën.
Kur je portier në një klub si PSG-ja, duhet jetosh me kritikat. Ajo që mund të then për Chevalier është se më pëlqen personaliteti dhe niveli i tij si lojtar. Kemi shumë besim se ao do të jetë një lojtar i rëndësishëm i PSG-së për shumë vite”, tha Enrique.