Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDALOZE në futbollin amator! Sherr masiv për një faull, lojtari nxjerr armën dhe qëllon kundërshtarin (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALOZE në futbollin amator! Sherr masiv për një faull,
Pamje nga vendngjarja

Një ndeshje futbolli amator në Skoci është kthyer në një skenë dhune të rëndë, pasi lojtarët e Irvine United dhe Kilwinning United u përplasën gjatë sfidës. Incidenti ndodhi në minutën e 79-të, kur loja u ndërpre dhe situata doli jashtë kontrollit.

Sipas raportimeve të “The Scottish Sun”, një prej lojtarëve të Irvine United dyshohet se ka sulmuar me armë zjarri një kundërshtar gjatë konfliktit. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momente kaotike, ku futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave përfshihen në përleshje fizike.

Pamje nga vendngjarja

Policia skoceze ka nisur një hetim për incidentin dhe ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në vendngjarje. Autoritetet po verifikojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa klubet përkatëse pritet të përballen me masa disiplinore nga federata lokale.

 

Poll

Lexo gjithashtu