
Lionel Messi
Lionel Messi është i pandalshëm në Amerikë. Argjentinasi ishte fantastik në sfidën që Inter Miami fitoi 5-2 ndaj Nashville SC.
“Pleshti” arriti të shënonte hat-trick, duke udhëhequr ekipin drejt fitores dhe triumfit. Pas këtij suksesi me Inter Miamin, Messi u shpall edhe fitues i Kupës së Artë në MLS.
Kjo pasi argjentinasi e përfundoi sezonin në Amerikë me 29 gola dhe 19 asiste, duke e bërë një lider në kampionatin amerikan.
Poll