
Në një intervistë të fundit të dhënë për prestigjiozen “Cronache di Napoli”, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ka treguar më shumë rreth gjendjes së tij fizike dhe skuadrës së Napolit.
“Jam më mirë, punoj që të kthehem sa më parë të jetë e mundur. Nuk e dimë ende se në cilën ndeshje do të ndodhë, por nuk duhet të rrezikojmë asgjë, pasi jam jashtë fushave prej një periudhë të gjatë”, tha fillimisht ai.
31-vjeçari ndër të tjera ka folur dhe për skuadrën e Napolit dhe më specifikisht për “yllin” e tyre të ri, Kevin De Bruyne.
“Një djalë i mbarë, inteligjent, i cili diti të hynte menjëherë në ritëm me pjesën tjetër të skuadrës, edhe falë dhomave të zhveshjeve që kemi ne. Këtu është një grup i hapur i cili e pret mirë këdo që vjen, Kevin është një lojtar thelbësor për ne, duke i qëndruar pranë, mund të çojmë më lart Napolin”, ishin fjalët e Rrahamanit.