
Kombëtarja japoneze vijon të tregojë forën e saj të shkëlqyer, ku ditën e sotme ka mposhtur Brazilin në një ndeshje miqësore me rezultatin 3-2 në stadiumin “Ajinomoto”.
Aziatikët e panë veten në disavantazh të 2 golave brenda 32 minutash, ku Henrique dhe Martinelli shënuan 2 herë për brazilianët, për të dhënë sinjalin që ndeshja kishte mbaruar.
Por spektakli i japonezëve fillon pjesën e dytë, ku si fillim rihapën ndeshjen me golin e Minaminos në minutën e 52 dhe vetëm 10 minuta më vonë arritën të barazojnë me Nakamurën.
Brazili i detyruar u hodh para për të gjetur edhe njëherë avantazhin, por do të goditej përsëri në minutën e 71 nga Ueda i cili do të vuloste kështu fitoren e japonezëve.
Brazili bëhet kështu kombëtarja "BIG" e rradhës që mposhtet nga japonezët, të cilët kanë një bilanc të pabesueshëm ndaj kombëtareve të mëdha.
Në ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar, pasi kanë mposhtur me rezultatin 2-1 dhe 4-1 Gjermaninë, 2-1 Spanjën dhe 3-2 Brazilin.