
Trajneri i Laçit, Armando Cungu ka folur në lidhje me situatën e krijuar në futbollin shqiptar. Shkodrani, në një intervistë për Ora News ka theksuar se e çudit fakti që ende disa kampionate nuk janë mbyllur dhe se masat e marra në Shqipëri janë të domosdoshme.
Nga Shkodra, aty ku po kalon këto ditë vetëizolimi, trajneri thotë se lojtarët e Laçit po zhvillojnë stërvitje individuale dhe se është në kontakt me ta. Gjithashtu, Cungu sheh Tiranën më të favorizuar për titulin kampion. Numri një i stolit kurbinas është duke kaluar më shumë kohë më familjen, duke shlyer edhe pengun e jetës për t'i mësuar të birit disa pasime, pasi është pjesë e Vllaznisë U16.
"Po qëndroj në Shkodër bashkë me familjen time në këto ditë të vështira. Fal Zotit jemi mirë dhe po përpiqemi të kujdesemi për veten. Është e vërtetë që në Shkodër humori na mban gjallë, dhe kjo po na mban këto ditë. Jeta pa futboll është jo e lehtë sepse kemi një jetë që merremi me këtë punë, disa vite si futbollistë dhe disa të tjera si trajner. Megjithatë tani po laj disa boxhe ndaj familjes sespse puna jonë na dertyron të jemi gjithmonë në lëizje dhe lëmë shumë mangësi në qëndrimin në shtëpi me femijët me bashkëshorten.
Kam dhe një oborr përpara shtëpisë dhe tani po bëjë dhe luleshtarin . Luajmë letra, lexojmë libra, kalojmë mirë edhe këto ditë. Të gjithë kishim nevojë të qendronim bashkë. Por qendrimi në shtëpi nuk qenka i lehtë sepse na mungonë përditshmëria. Çdo ditë flas me lojtarët e Laçit për planin stërvitor dhe jam i bindur se i zbatojnë sepse janë djem seriozë. Te Laçi nuk ka asnjë lojtar me simptoma të virusit. Çdo gjë shkon mirë edhe në familjet e tyre. Stërvitja online është në kushte halli.
Nuk është e lehtë që nga Shkodra t'u shpjegojë lojtarëve në Tiranë, Kavajë, apo vende të tjera . Tani po i qendrojë edhe djalit pranë sepse është 16 vjeç dhe nuk i kam mësuar dy pasime. Po i qendrojë afër dhe po e ndihmojë maksimalisht. Ka shenja të mirë por mbetet në dorën e tij për të ecur më shumë. Aktivizohet me Vllaznia U16 dhe luan në mesfushë në rolin e organizatorit. Sa i përket shkëputjes së stërvitjes për lojtarët është e vështirë kjo ndalesë.
Për të gjithë është negative sepse ndryshon shumë ritmi i sportistëve. Tiranën e shoh më favorizuese dhe nga shkëputja me vendin e dytë, ka luksin për të mbajtur vendin e parë. Tiranën e shoh kampione dhe e përgëzoj shumë sepse ka meritë të madhe e mbi të gjitha meritë ka Egbo. Uefa kërkon t’I ërmbahet një kalendari për të mos ndryshuar situate. Të jem realist nuk e shoh që mund të shuhet shumë shpejt kjo pandemi, ndaj do gjithçka kohën e vetë.
Më çudit fakti që disa kampionate nuk janë stopuar ende. As që e mendoja të ndodhte kështu pasi lojtarët janë në rrezik. Nuk mund të ruhen futbollistët duke përdorur maska e doreza kur luajnë sepse kontakti me kundërshtarin është i pashmangshëm. Kot nuk quhet futboll fushe, të ishte ndryshe luanim futboll tavoline apo Play Station", u shpreh Armando Cungu.