Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Po ktheheshin nga Mitrovica, sulmohet nga persona të panjohur autobusi i klubit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Një ngjarje e rëndë ka prekur Klubin e Basketbollit Bashkimi, të Prizrenit teksa ishin duke u kthyer nga ndeshja me Trepça 89'. Teksa ktheheshin nga Mitrovica autobusi I klubit të Bashkimit është sulmuar nga persona të panjohur. Ndërkohë është tentuar dhe për të sulmuar fizikisht zyrtarë të klubit nga Prizreni. Dyshimet e para janë për persona pro serb,  të cilët kanë sulmuar autobusin e klubit të shqiptarve. Njoftimi është bërë nga vetë KB Bashkimi, të cilët ndër të tjera I kanë kërkuar Federatës të marrë masat e duhura për sigurinë dhe dënimin e sulmuesve.

Njoftimi I KB Bashkimit:

Autobusi i klubit tonë sonte pas ndeshjes me Trepçën është sulmuar nga persona të panjohur.

Gjithashtu ka pasur tentime për t'i sulmuar fizikisht edhe zyrtarë të klubit tonë.

Akte të tilla vandale nuk i përkasin sportit. Ftojmë Federatën dhe organet gjegjëse të sigurisë të marrin masat e duhura dhe t'i dënojnë këta vandalë!

Sfida mes ekipit të Trepça dhe Bashkimit u mbyll me fitoren e këtyre të fundit 69-70. Ekipi nga Prizreni ka fituar me një tre piksh të fundit Musab Mala. Pasi sfida ka qenë tepër e luftuar deri në fund.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga