Skuadra olimpike shqiptare e ka mbyllur plotësisht garimin e saj në Lojërat Olimpike të Brazilit pasi të gjithë sportistët i zhvilluan garat e tyre. Përveç numrit të vogël të sportistëve pjesëmarrës, vetëm 6, këto Lojëra Olimpike ishin një dështim për përfaqësuesen tonë duke qënë se rezultatet e arritura ishin shumë të dobta.
Ndërkohë që ditën e sotme kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi, dhe skuadra kosovare janë rikthyer në Prishtinë, delegacioni shqiptar vazhdon shijon pushimet në Brazil, në një kohë që duhet të ishte kthyer sa më shpejt pasi çdo ditë e qëndruar shton shpenzimet për këtë eveniment. Për më tepër, shpenzimet bëhen për një delegacion që dështoi totalisht në çdo aspekt në këto Lojëra Olimpike. Me këtë rast, nuk mund të mungonte edhe ironia në internet.