Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Plas COVIDI te Gjermania, 5 futbollistë në karantinë para Kupës së Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Plas COVIDI te Gjermania, 5 futbollistë në karantinë para

Federata gjermane e futbollit njofton se pesë futbollistë të kombëtares janë në izolim, pasi njëri prej lojtarëve të thirrur për sfidat e Kupës së Botës rezultoi pozitiv. Në njoftim nuk bëhen me dije emrat e lojtarëve që do mungojnë për Gjermaninë në dy sfidat e radhës.

Skuadra është grumbulluar dhe dje në mbrëmje iu nënshtrua testeve PCR, në të cilat njëri prej futbollistëve doli pozitiv por asimtomatik. Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani, edhe katër lojtarë të tjerë që kishin pasur kontakte të afërta me të janë në izolim dhe gjendja e tyre është e mirë.

Gjermania luan me Lihtenshtejnin dhe Armeninë në 11 dhe 14 nëntor. Trajneri Flick nuk do ketë kështu pesë futbollistë, të paktën për sfidën e parë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu