Përballja e së mërkurës në mbrëmjë në “Elbasan Arena” përballë Ferencvarosh është një moment mjaft I rëndësishëm për klubin e Partizanit, i cili kthehet të luajë një ndeshjë në Ligën e Kampionëve pas 23 vitesh. Kundërshtari duket i frikshëm në letër, por tekniku italian i të kuqve ka menduar një plan se si ta ndalë.
Goditjet standarte, mbrojtje e hekurt dhe kundërsulmi. Sipas “Sport Ekspres” këto janë 3 pikat ku Adolfo Sormani do të mbështetet për të thyer hungarezët. Trajneri është duke punuar fort me grupin që t’i perfeksionojë këto pika të lojës, në mënyrë që të mund të shpresohet për një paraqitje dhe rezultat pozitiv.
Sa i përket formacionit, i vetmi ndryshim që pritet është ai mes Ekuban dhe Filit në majën e sulmit.