Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi i të “plagosurve”, Partizani – Tirana një “betejë” për të “pushtuar” kryeqytetin

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i të “plagosurve”, Partizani – Tirana një
Derbi Tirana - Partizani në Air Albania

Një nga ngjarjet më të pritura në futbollin shqiptar është padyshim derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës. Ky duel, që së paku shërben si tregues i dominimit të futbollit në kryeqytet, është një sfidë më vete edhe për tifozët në shkallët e stadiumit.

Për Tiranën, është një moment për të treguar stofin e markës së vet dhe të tregojnë se janë në elitë për të fituar trofe dhe jo për mbijetesë, pavarësisht se e shikojnë veten në vendet e fundit në klasifikim. Ndërkohë, Partizani, një skuadër gjithashtu e “plagosur” në këtë sezon do të kërkojë t’u mbyllë gojën kritikëve me një paraqitje të forte dhe ky qëllimi kryesorë do të jetë një vend në “Final – Four”.

Ky derbi nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një betejë për prestigj, dominim dhe krenari midis dy rivalëve më të mëdhenj në historinë e futbollit shqiptar. Asnjëra prej skuadrave nuk po zhvillojnë një sezon të mirë dhe kjo i shton akoma më shumë “peshën” kësaj përballjeje dhe lufte për të “pushtuar” kryeqytetin.

Një sfidë kjo e gjitha për t’u parë dhe shijuar, të dielën në orën 16:30 nga stadiumi “Air Albania”. Duel ky i vlefshëm për javën e 24-të të kampionatit shqiptarë.

Poll

Lexo gjithashtu