Janë përcaktuar zyrtarisht 36 skuadrat pjesëmarrëse që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të luhet në vendet pritëse si Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit që përcaktuan dhe emrat e kombëtareve të mbetura për t'iu bashkuar grupeve të shortuara në nëntor të vitit 2025, trofeu më i lakmuar i botës ka tashmë numrin e saktë të pretendentëve.
Së fundmi, faqja zyrtare e FIFA-s që mban dhe rolin e organizatorit, ka bërë një postim një rrjetet sociale duke përshëndetur ndjekësit me foton e grupeve të plotësuara nga të cilat priten emocione dhe spektakël në finalet e verës.
"Eventi më i madh i globit është gati. Po ju?", shkruan FIFA në fjalinë e vetme që mjafton për të nxitur shkëndijat e para në radhët e komentuesve.
Kujtojmë se Botërori i sivjetshëm do të nisë më 11 qershor dhe finalja ku do të përcaktohet fituesi, më 19 korrik.
