Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Sfidë historike në Prishtinë! Presidenti i Federatës “ÇMENDET” para Kosovë-Turqi: Do t’u dhuroj vila nëse fitoni

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidë historike në Prishtinë! Presidenti i Federatës
Agim Ademi & Ibrahim Haciosmanoglu

Fakti që Turqia ka 24 vite që nuk merr pjesë në Kupën e Botës, ka bërë që “uria” të shtohet te rivalët e Kosovës. Ekipi i drejtuar nga Vicenzo Montella do të “përplas birirët” kundër “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”, nesër prej orës 20:45.

Në prag të kësaj sfide mjaf decizive për fatet e të dyja përfaqësueseve, Presidenti i Federatës së Futbollit në Turqi Ibrahim Haciosmanoglu, “ka lëshuar dorën”.

Ai i ka premtuar futbollistëve nga një vilë për secilin në Bodrum, një nga qytetet më të frekentuara gjatë pushimeve verore në mbarë Evropën. Precedentët mes përfaqësueseve në fjalë janë 3, e përkthyer me 3 fitore për Turqinë dhe 12 gola të shënuar.    

Poll

Lexo gjithashtu