
Miralem Pjaniç u largua nga Juventusi këtë merkato vere, ndërsa tifozët e Romës e pritën shumë keq këtë lajm. Por, duket se largimi i boshnjakut nga verdhekuqtë nuk përbën problem për trajnerin Luçiano Spaleti.
Në një intervistë për mediet italiane në vigjilje të sifdës kundër Udinezes, trajneri italian pranon se largimi i Pjaniçit nga Roma nuk do të ndihet. "Strotman dhe Paredes janë më të fortë se ai. Gerson ka kualitet të lartë gjithashtu, por i duhet kohë sa të ambientohet me Romën.
Mbërritja e Bruno Perez do të bëjë që Florenci të luajë më i avancuar", theksoi mes të tjerave Luçiano Spaleti. Ndërkohë që për takimin kundër Udinezes që do të luhet nesër, trajneri i Romës nuk do të ketë të disponueshëm Florencin, Torosidis dhe Ridiger që janë të dëmtuar.