
Andrea Pirlo është rikthyer të flas për të shkuarën e tij si futbollist. Ish-lojtari i Milanit dhe Juventusit foli mbi largimin e tij nga kuqezinjtë në Torino në vitin 2011. Pirlo u largua me parametra zero tëk rivalët e Juves dhe që në vitin e parë me bardhezinjtë fitoi Serie A. I pyetur nga miku i tij dhe shoku i skuadrës tek Milan, Massimo Ambrosini, Pirlo foli mbi lamtumirën me Milanin.
“Më bëri një ofertë? Kurrë, asnjë ofertë. Ata donin të bënin një kontratë një vjeçare sepse pasi kishit kaluar të 30-tat edhe ti, Sandro, Rino (Nesta, Gattuso) kishit bërë një kontratë njëvjeçare. Milan kishte ndryshuar mënyrën se si i shihte lojtarët mbi 30 vjeç. Ne nuk u takuam kurrë për rinovimin, unë do të qëndroja atje edhe më shumë. Do të kisha qëndruar te Milan për pjesën tjetër të jetës sime”, u shpreh Pirlo.