Milani do të përballet me Udinesen në transfertë sonte në orën 20:45 për javën e 20-të të Serie A. Kuqezinjtë duan të vazhdojnë me fitore pas asaj bindëse ndaj Empolit në javën e fundit.
Trajneri Stefano Pioli ka vendosur të hedhë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion dhe nga e para e nis me yje si Leao, Pulisic, Theo e Giroud. Mesfusha i besohet sërish Yacine Adli i cili shënoi në ndeshjen e fundit.
Maignan i palëkundur në portë dhe kapiteni Calabria në të djathtë, qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Gabbia dhe Kjaer të cilët janë të vetmit në dispozicion nga ekipi i parë.
Galeria fotografike ()
Poll