Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pioli rikuperon dy lojtarë për Empolin por mungesat janë akoma shqetësuese

Shkruar nga NEWSPORT
Pioli rikuperon dy lojtarë për Empolin por mungesat janë akoma

Milan ishte një ndër klubet më të penalizuar nga ndeshjet e kombëtareve teksa shumë lojtarë të kuqezinjve janë rikthyer të dëmtuar. Raporti i fundit për gjëndjen e lojtarëve ka mbërritur nga Milanello, me rikthimin në kampionat vetëm dy ditë larg. MilanNeës shkruan se u zhvillua një seancë stërvitore në mëngjes për Milanin sot në funksion të ndeshjes së së shtunës mbrëma kundër Empolit në Stadio Carlo Castellani.

Sandro Tonali dhe Davide Calabria punuan me skuadrën dhe për këtë arsye janë rikuperuar plotësisht dhe gjithashtu mund të hyjnë në fushë nga minuta e parë në varësi të zgjedhjeve të Stefano Piolit. Sa i përket dyshes sulmuese Ante Rebic dhe Divock Origi, të dy bënë stërvitje individuale por do të mungojnë në fundjavë.

Theo Hernandez dhe Maignan vazhdojnë terapitë e tyre ndërsa Ibrahimovic është duke u stërvitur në palestër me ushtrimet e para me topin për t’u ambjentuar dhe nisur kështu periudhën e fundit rehabilituese qe do të procedoje ne fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga