Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

PIOLI pas barazimit: Nga fundi humbëm kthjelltësinë, sezoni vendoset në 20 ditët e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
PIOLI pas barazimit: Nga fundi humbëm kthjelltësinë, sezoni

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Romën ne “Olimpico” mbrëmjen e djeshme, teksa skuadrat këshut ndanë edhe nga një pikë në luftën për zonën Champions.

Pas këtij barazimi Stefano Pioli tregoi se ndeshja ishte shumë e luftuar, teksa theksoi gjithashtu se sezoni i Milan do të vendoset nën 20 ditët e ardhme, kur do të luajë edhe 5 ndeshjet më vendimtare.

“Prisnim një ndeshje të tillë… E vështirë, e ashpër dhe me faulle. Shpresuam të ishte me më pak ndërprerje: luajtëm pak dhe bëhet e vështirë të gjejmë ritëm dhe hapësirë. Na munguan zgjidhjet përfundimtare në krahasim me atë që provuam”.

Dy pikë të hequra Romës? “Vlen shumë në aspektin mendor, por nuk kishte lumturi në dhomat e zhveshjes. Ishte një ndeshje që mund ta kishim fituar dhe do të përpiqemi të përmirësohemi në ndeshjen tjetër. Është e qartë se ishte e rëndësishme të barazonim në minutën e fundit dhe në fund shpresojmë që pika të jetë e marrë të jetë me peshë”.

Shumë topa të humbur nga Milani? “Po, është e vërtetë. Në minutat e fundit humbëm kthjelltësinë dhe humbëm situatat ku mjaftonte të pasonim topin. Kishte vështirësi edhe falë Romës. Ne e kontrolluam ndeshjen, por kemi gabuar në 20 metrat e fundit”.

A i jep një shtysë Milan-it ky barazim? “Ne nuk kemi nevojë për shtysë, ne e dimë se sezoni do të vendoset në këto 20 ditë nga sot e deri në ndeshjen kundër Sampdoria-s. Kemi 5 ndeshje në kampionat dhe gjysmëfinale të Champions League. Sezoni ynë mund të jetë i lavdishëm dhe fantastik ose pak më pak pozitiv, kjo do të varet nga ne”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga