Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

PIOLI në prag të sfidës me Lazion: Moment i vështirë, por kemi dëshirë për të reaguar

Shkruar nga NEWSPORT
PIOLI në prag të sfidës me Lazion: Moment i vështirë,

Milan do të përballet ditën e nesërme me Lazion në kampionat në kuadër të javës së 19-të të Serie A. një takim shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët vijnë pas një momenti aspoak të qetë për shkak të rezultateve zhgënjyese në javët e fundit.

Në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, ka folur trajneri Stefano Pioli ka theksuar se skuadra e tij është në një moment të vështirë, pork a dëshirën për të reaguar.

“Duhet të përballemi dhe të menaxhojmë momente të tilla. Do të jetë një provim që duhet kapërcyer me përulësi dhe unitet. Është normale dhe ka kritika sepse performancat kanë qenë nën pritshëmirtë, të cilat janë bërë shumë të larta. Kemi rrënjë të forta, të ndërtuara. Në këto tre vite kemi pasur periudha më të lehta dhe humor të mirë, por ka një dëshirë të madhe për të reaguar dhe e di që lojtarët e mi janë të fortë, ata meritojnë besimin dhe respektin tim.

Ka shumë situata që duhen përmirësuar, nga pikëpamja teknike dhe taktike, por mbi të gjitha mendërisht. Duhet të kujtojmë se si fituam vitin e kaluar në Romë, duke kaluar nëpër vështirësi shumë të mëdha. Ky ësahtë aspekti i parë që duhet rregulluar.

Ndaj Lazios është një ndeshje e rëndësishme, ne duam të marrim një rezultat  të rëndësishëm, duke luajtur me cilësi dhe vëmendje gjatë gjithë ndeshjes dhe duke e fituar atë.

Lazio po bën një kampionat të shkëlqyer, ka 6 pikë më shumë se vitin e kaluar. Ata kanë një trajner shumë të aftë, me një identitet të saktë. Immobile do të mungojë, por Felipe Anderson po performon mirë si qendërsulmues. Ata dinë të driblojnë mirë, por edhe të shkojnë thellë në zonën e kundërshtarit”, ka deklaruar tekniku i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga