
Fiorentina mposhti 2-1 Milanin mbrëmjen e djeshme, teksa tashmë kuqezinjtë konfirmojnë kështu edhe momentin negavit që po kalojnë.
Pas kësaj humbje ka folur për mediat trajneri Stefano Pioli, i cili ka theksuar se kjo disfatë nuk duhej, ndërsa pranoi se kundërshtari i tyre luajti më mirë.
“Ne e përgatitëm sfidën si diçka shumë të rëndësishme, por Fiorentina sidomos në pjesën e parë bëri më mirë se ne si nga kualiteti ashtu edhe nga energjia. Në pjesën e dytë kemi bërë më mirë, por na penalizoi shumë pjesa e parë.
Fiorentina luajti më mirë se ne, por jo sepse po mendojnë për sfidën ndaj Tottenhamit. Duhet të bënim shumë gjëra më mirë, por nuk ia dolëm dot. Ishte një ndalesë që nuk na nevojitej. Nuk u futëm në fushën e lojës njësoj si në ndeshjen kundër Atalantës”, ka nënvizuar tekniku i kuqezinjve.