
Trajneri i Milanit Stefano Pioli dha një intervistë për Pioli flet për frymëzuesit e tij: Guardiola dhe Ancelotti janë më të mirët në botë, por ndjek edhe Artetën “L’Equipe” në të cilën preku tema të ndryshmme. Tekniku foli për rrugëtimin e tij me kuqezinjtë dhe ecurinë në Champions ku do të përballet me Napolin e Spalletit.
“Ne kemi ndërmarrë një rrugë të cilën po e ndjekim prej 3 vitesh”, shprehet Pioli. “Jam krenar të shoh që rritemi, por historia e Milanit është të luajë në Champions League.
Pika e kthesës 2020? Me Ibrahimovic, Kjaer dhe Saelemakers jemi përmirësuar nga pikëpamja teknike dhe karakteri. Ibrahimovic nuk është një lojtar normal, por një kampion teknike dhe morali, një model, një pikë referimi për një grup lojtarësh të rinj si i yni. Ka qenë gjithashtu mbështetje e madhe edhe për stafin.
Nëse mendon vetëm për rezultatin, nuk bën përparim: Unë mbështetem te performanca, thelbi i punës sime është të punojmë si ekip. Frymëzim? Guardiola dhe Ancelotti janë më të mirët në botë, jo për të njëjtat arsye. Unë ndjek edhe Artetën e Arsenal.”