
Sulmuesi polak dhe Milan duket se i kanë ndarë përfundimisht marrëdhëniet me njëra-tjetrin. Ardhja e Ibrahimovic në skuadër e ka zbehur vendin e Piatek, teksa partner i sudezit pritet të jetë Leao.
I ardhur me shumë bujë tek kuqezinjtë, Piatek në këtë sezon futbollistik ka dështuar për ti dhënë klubi rezultatet pozitive. Në mënyrë që drejtuesit e Milanit të rregullojnë financat me FIFA-n, e vetmja mënyrë që Piatek mund të shitet është në euro dhe jo shkëmbim lojtarësh.
Së fundmi Gianluca Di Marzio ka zbuluar se për sulmuesin interesohen dy klube të Premier League. E para është Aston Villa por nuk siguron mundësinë paguese, ndërsa në skenë ka dal ekipi i Tottenham. Londinezët duan të gjejnë zëvendësuesin e Kane dhe për Mourinho firma me Piatek mund të ishte ideale, sidomos për shumën e 30 milion eurove.