Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PERSONAZHI I VITIT/ Nga Emanuel Egbo te ylli Marash Kumbulla, dy atletët Gega dhe Smajlaj, Edy Reja apo gjimnasti Petrov, NEWSPORT hap votimet

Shkruar nga NEWSPORT
PERSONAZHI I VITIT/ Nga Emanuel Egbo te ylli Marash Kumbulla, dy atletët

NEWSPORT.AL ka nisur sondazhin për personazhin e vitit. Ata janë persona që në një mënyrë ose tjetër kanë lënë gjurmë në historinë e sportit shqiptar. Një vit mjaft i vështirë që do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve. Virusi "COVID-19" paralizoi çdo lloj sporti dhe prej muajit mars, vetëm futbolli vijon aktivitetin e tij. Edhe pse disi e vështirë, Newsport.al ka përzgjedhur ata që spikatën me rekordet dhe trofetë e tyre.

Kjo tablo simpatike nis me trajnerin kampion Emanuel Egbo. E mori Tiranën në ditët më të vështira dhe arriti të rikthente në kryeqytet pas 11 vitesh trofeun e munguar. Krijoi një skuadër kompakte dhe në fund i mbylli gojën gjithë skeptikëve duke festuar 100-vjetorin e krijimit të klubit ashtu siç i kishte hije.

Sigurisht jo në të njëjtin rol me Egbo-në, por që po qëndis me të "arta" emrin e shqiptarëve në Europë, nuk qëndron pas as Marash Kumbulla. Vetëm 20-vjeç arriti të bënte kalimin e madh nga Verona te Roma. Pjesë e rëndësishme e formacionit të kombëtares shqiptare, cilësi të jashtëzakonshme në prapavijë. Padyshim që meriton një vend në personazhin e vitit.

Florian Marku vijon të lartësojë emrin e shqiptarëve në ringun e boksit. Kampioni lushnjar ka njohur vetëm progres në "Kick-box". Synon majat dhe sfidon hapur kampionët absolutë të këtij sporti.

Nga ringu kalojmë sërish në fushën e blertë. Këtë herë në pankinë, aty ku Edy Reja arriti të krijonte pas shumë peripecish një skuadër solide. Shqipëria për herë të parë mbylli një edicion si e para në Ligën C të Nations League duke u ngjitur në kualifikueset e Grupit B për edicionin e ardhshëm. Ka pikasur futbollistë që me të vërtetë janë e ardhmja e Shqipërisë.

Kategoria Superiore për edicionin që lamë pas do të mbahet mend gjatë nga gjithë sportdashësit. Prej pandemisë përfundoi në muajt e verës, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë. Megjithatë në aspektin invidual për Kyrian Nwabuezen ishte më i mirë. Sulmuesi amerikan i Laçit u shpall golashënuesi i edicionit të kaluar me 24 gola të realizuar.

Nuk mungojnë në këtë sondazh të personazhit të vitit, as basketbollisti i njohur, Endrit Hysenagolli. Pavarësisht situatës së vështirë, lojtari i koshit të kombëtares spikat sa herë grumbullohet me kuqezinjtë dhe gjithmonë gati për të dhënë kontributin e tij kudo në parket.

Mbetemi sërish te parketi, këtë herë me një rrjetë në mes që përfaqësohet nga Erblira Bici. Volejbollistja shqiptare ka spikatur në kampionatin italian dhe është gati të thyejë çdo rekord duke ngjyrosur me të arta emrin e shqiptarëve në Europë.

U dëgjua për herë të parë, por në këtë fundvit një rus me kombësi shqiptare ngriti flamurin tonë mes Turqisë. Gjimnasti Matvei Petrov ka një histori interesante për rusin e natyralizuar si shqiptar. 30 vjeçari ia doli të ngrinte lart flamurin shqiptar në gjimnastikën artistike, me Lojërat që u zhvilluan pak ditë më parë në Izmir të Turqisë. Petrov për herë të parë mori një medalje me flamurin kuqezi, që bën kështu rezultat historik në këtë disiplinë.

Rusi përpara 5 vitesh kishte hequr dorë nga sporti, pasi nuk ia doli të kualifikohej në Lojërat Olipmike Rio 2016. Heqja dorë nga karriera dhe marrja me trajnim, e njohu atë me një shqiptar, pronar të palestrës në Pragë të Çekisë. Pas asaj dite, Petrov u kthye sërish në aktivitet, këtë herë me flamurin e Shqipërisë dhe jo Rusisë. Një fund i lumtur me medalje për gjimnastin.

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, dy kampionët shqiptarë që nuk u frikësuan nga pandemia, por shkuan në Turqi dhe treguan edhe një herë aftësitë e tyre si atletë. Gega mori medalje ari në garën 3 mijë metra gjatësi. Gjithashtu edhe Smajlaj, u shpërblye me medalje ari duke vendosur rekordin prej 7 metrash e 91 cm në kërcim për së gjati në Ballkaniadën e Stambollit për salla të mbyllura.

Sondazhin jo pa qëllim e mbyll një president futbolli, por jo në skuadrat e meshkujve por në të femrave. Lazer Matija, ia ka dalë të ngrejë nga zero një skuadër të aftë që vit pasi viti merr pjesë në Champions League, duke qenë kampione e padiskutueshme në Shqipëri.

Ju mund të votoni për personazhet tuaj të preferuar vetëm një herë. Deri në datën 30 dhjetor në orën 22.00. Mund të votohet vetëm një herë. Nëpërmjet votave tuaja, do të zgjedhim personazhin e vitit te NEWSPORT, pavarësisht se secili prej tyre, ka dhënë kontributin e vet.

[poll id="87"]
Poll

Lexo gjithashtu