
Inter do të përballet me Atletico Madrid në fazën e 1/8-ave të Champions League. Një duel mjaft i fortë mes dy skuadarve që do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Për këtë ka folur Simone Inzaghi, i cili ka theksuar se do tëë jenë dy ndeshje shumë të vështira, por Interi do të vazhdojë të “ëndërrojë”.
"Trajneri i Atletico-s, ndër të tjera, është Diego Simeone, një trajner i madh me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Kam fituar shumë me të, përfshirë një kampionat me Lazion. Tani le të fokusohemi te ndeshjet e radhës. Do të luajmë ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe do të kemi Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë. Më pas do të mendojmë për përgatitjen e këtyre dy ndeshjeve të mëdha. Do të jenë dy beteja, do të punojmë që të jemi gati dhe vazhdojmë të ëndërrojmë”, shtoi Inzaghi.